Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHAHIN HAXHIISLAMI - PEJË

Besa dominon dhe fiton

Besa dominon dhe fiton


28 February, 2016 @15:18

Ekipi i Arbnor Morinës, Besa, ka nisur me fitore pjesën pranverore të stinorit dhe atë duke domniuar me lojë dhe raste, por edhe me gola ndaj Drenicës sot në “Shahin Haxhiislami” të Pejës. 

Shpejtë në fillim të ndeshjes, kapiteni Fetim Kasapi ka shënuar për 1-0, ndërsa dominimi i pejanëve vazhdoi gjatë pjesës së parë kur rastin më të mirë e kishte Fatih Karahoda. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Sidoqoftë, goli nuk erdhi në këtë pjesë, derisa në pjesë të dytë Besa së pari shënoi në portën mysafire përmes përforcimit Damjanovic, gol që u anulua për shkak të ofsajdit. E pastaj zëvendësuesi Erblin Mulaj shënoi për 2-0. 

Drenica uli epërsinë me golin e zëvendësuesit Shkëlzen Lushtaku, që u fut në pjesë të dytë nga trajneri Valdet Shoshi, 2-1, por Mulaj shënoi edhe njëherë në fund, për të vendosur fituesin, 3-1.  


 
Të gjitha lajmet nga