BARAZIM NË PEJË

kfbesa/official/facebook
Besa e pafat, Ferronikeli mbetet lider
9 November, 2014 @14:55
Besa nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Ferronikelit, përkundër se ishin më kërkues, ndërsa kishin edhe epërsinë e një lojtari më shumë në fushë, pas përjashtimit të Qëndrim Krasniqit me karton të kuq, në minutën e 68-të.
Pejanët sulmuan, por dështuan para golit kundërshtar, derisa golin e vetëm e shënuan nga penalltia.
Mensur Duraku shutoi, portieri mysafir mbrojti topin, por ai u dëbua deri te Duraku që e përcolli dhe e shtyu në portë për 1-0.
E në fund, kur Besa kërkonte sigurimin e fitores, mbrojtësi i tyre, pason gabimisht te portieri Flamur Neziri dhe topi përfundon në rrjetë të pejanëve për 1-1 përfundimtare.
Pika e fituar për ekipin e Gani Sejdiut ka qenë tejet e rëndësishme dhe ata mbeten lider edhe për një xhiro, derisa tashmë Besa ka rënë në pozitën e shtatë të tabelës.