NDAHEN RRUGËT
Besa mbetet pa trajner
7 April, 2016 @21:38
Trajneri i deritashëm i Besës, Arbnor Morina, nuk do të jetë më në krye të kësaj skuadre.
Rrugët ndërmjet Morinës dhe Besës janë ndarë sot, pas një takimi ndërmjet trajnerit dhe kryetarit të klubit.
Njoftimin e kësaj ndarjeje e ka bërë edhe vetë trajneri Morina, nëpërmjet llogarisë së tij personale në Facebook.
“Të nderuar miq, po ju njoftoj se sot pas një bisede me kryetarin e klubit erdhëm në përfundim që bashkëpunimi jonë të përfundojë, gjithmonë në të mirën e klubit,” ka shkruar Morina.
Besa, e cila e filloi stinorin me ambicie për titull, aktualisht gjendet në pozitën e pestë, me 11 pikë më pak se lideri aktual, Ferronikeli.
Te nderuar miq, po ju njoftoj se sot pas nje bisede me kryetarin e klubit erdhem ne perfundim qe bashkepunimi jone te…
Posted by Arbnor Morina on Thursday, 7 April 2016