Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX - BESA

Besa mposhtë Phoenixin, ende ka shpresë për mbijetesë

Foto: FC Phoenix / FB

Besa mposhtë Phoenixin, ende ka shpresë për mbijetesë


20 April, 2022 @16:00

Një fitore mjaft e rëndësishme për Besën në udhëtim te Phoenixi sot.

Pejanët këtë takim e fituan 1-2, për të vazhduar të shpresojnë në mbijetesë, ndonëse janë në vendin e fundit të Ligës së Parë kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, kurse pjesa e dytë prodhoi plot 3.

TABELA AKTUALE

Dy herë radhazi shënuan pejanët në minutat 62’ e 67’ dhe kështu krijuan epërsi të dyfishtë. Golin e parë e shënoi futbollisti Kanda Kanda, e më pas realizoi Redon Syla për 0-2.

Gjithsesi, Phoenixi nuk u dorëzua dhe shënoi për 1-2 në minutën e 74’ përmes futbollistit Leon Ujkaj, por më tepër nuk mundi të bënte dhe kështu Besa e fitoi këtë takim 1-2.

Kjo fitore ia shton Besës mundësitë për të mbetur në Ligën e Parë edhe një sezon, ndërkohë që Phoenixit kjo humbje ia zvogëlon shumë gjasat për arritjen e vendit të dytë që do ta dërgonte në barazh.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë