Besa në Mavrovë
11 July, 2016 @12:32
Faza e dytë e përgatitjeve të Besës së Pejës do të kryhet në Mavrorë të Maqedonisë, ka bërë të ditur vetë klubi pejan sot përmes një njoftimi në Facebook.
Besa, në stinorin e ardhshëm pritet të futet me ambicie të mëdha, ku synon titullin, ndërsa ata përveç disa lojtarëve që kanë shtuar në radhët e veta, kanë siguruar edhe trajnerin Gani Sejdiu, që kishte shpallë Ferronikelin kampion dy stinorë më parë.
Besa do të qëndrojë në Mavrorë prej 2 deri më 13 gusht.