MBETET
Deschamps mbetet, misioni vazhdon
11 July, 2016 @9:02
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, pas finales së humbur nga Portugalia mbrëmë i ka bërë të ditur mediave se nuk do të largohet nga posti i tij.
“Do të vazhdoj misionin, tash drejt Rusisë 2018,” ka thënë Deschamps.
Franca u mposht nga Portugalia 0-1 në finale të EURO 2016 dhe dështoi që ta fitojë për herë të tretë titullin e më të mirit në Europë.
Drejt Rusisë, ata janë në një grup të vështirë me Holandën, Suedinë, Bullgarinë, Bjellorusinë e Luksemburgun.