NGA KONFERENCA
E ardhmja e ndritur
11 July, 2016 @0:52
Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, pas triumfit në EURO 2016 në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka thënë se e ardhmja e Portugalisë është e ndritur.
“Shyqyr Zotit e arritëm këtë. Familjes, gruas, nipave prej këtu ua çoj puthjet. Edhe babain e përshëndes. Ka ndërruar jetë, mirëpo besoj që na ka shikuar. Portugalia ka të ardhme të ndritur, por tash është koha për festë. Falenderoj çdo përkrahës tonë përgjatë EUROs,” kanë qenë disa nga fjalët e trajnerit të Portugalisë.