KAMPIONI I RI I EUROPËS
Portugalia, kampione historike
10 July, 2016 @22:14
Portugalia është triumfuese e EURO2016 me fitore minimale ndaj Francës në finale pas vazhdimeve.
Ky është titulli i parë kampion për Portugalinë në një europian.
VAZHDIMET
Derisa pjesa e parë e vazhdimeve kaloi qetë, në fillim të pjesës së dytë të vazhdimeve, Eder me një goditje mbi 20 metra shënoi për golin e epërsisë së Portugalisë 1-0.
PJESA E DYTË
Portugalia duroi rastin e Andre Pierre Gignac që përfundoi në shtyllë në minutën e 90 të ndeshjes, ndërsa kishte mundësi ideale përmes një krosimi të Luis Nanit dhe tentimit me gërshërë të Ricardo Quaresmas para saj.
Pjesa e dytë kaloi në posedim të topit në anën e francezëve, por rastet e mundësitë u shpërdoruan, derisa portugezët me mençuri dëbuan gjithçka larg portës.
PJESA E PARË
45 minutat e para të ndeshjes u përshkruan nga dy ndodhi kryesore.
Super parada e Rui Patricios, pas tentimit me kokë të Antoine Griezmannit, kur tentoi lobimin, të cilin Patricio e nuhati dhe ishte në pozitë adekuate për të kërcyer dhe për ta mbrojtur topin që shkonte drejt portës.
Tjetra ishte, lëndimi i Crisitano Ronaldos në minutën e 20-të të ndeshjes pas startit të pakontrolluar të Dimitri Payetit, që çoi në largimin e Ronaldos nga ndeshja 5 minuta më vonë, pasi që nuk i duroi dhimbjet.