PEJË
Besa përgatitet në Mavrovë
4 July, 2014 @15:44
Klubi pejan që përfundoi stinorin në vend të gjashtë të Superligës, Besa, pas disa përforcimeve cilësore, tani ka bërë planet edhe për përgatitje.
Sipas një njoftimi të botuar pak më parë në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Besa e Pejës do të udhëtojë në Maqedoni, përkatësisht në Mavrorë, ku do të kryejë fazën përgatitore për stinorin e ri të Superligës.
Besa stinorin e kaluar përgatitjet i kishte kryer në Turqi. Pejanët deri më tani kanë marrë në radhët e veta Dukagjin Gashin, Premton Mujën dhe Nikollë Dushin.
Përgatitjet e Besës do të zgjasin dhjetë ditë duke nisur nga 31 korriku.