PAS 9 XHIROVE
Besa vazhdon të jetë lider në fair-play
21 October, 2016 @10:26
Skuadra e Besës së Pejës që po drejtohet nga trajneri mitrovicas, Gani Sejdiu, vazhdon të mbajë kryesimin ndër skuadrat e Superligës, sa i përket tabelës së fair-playit.
Ekipi i Besës me 66.35 pikë të grumbulluara pas 9 xhirove të para të Superligës është 3 pikë mbi Ferizajin që është i dyti në këtë tabelë.
E sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, aty janë Llapi, Hajvalia e Prishtina - të fundit në tabelë.
Statistikat Fair-Play i mban FFK-ja