REPREZENTUESI I KOSOVËS
Besar Halimi kalon në elitën letoneze
12 July, 2021 @16:14
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Besar Halimi, është lojtar i ri i ekipit letonez, Riga.
Futbollisti që shënoi një super gol ndaj Spanjës në kualifikime për Botërorin 2022, pas përfundimit të kontratës me ekipin gjerman Sandhausen ka kaluar si lojtar i lirë te Riga.
Ai më parë ka qenë pjesë e ekipeve daneze e gjermane, ndërsa si i ri ka qenë pjesë e Gjermanisë U18 dhe U19 para se të bëhet pjesë e Kosovës nën drejtimin e Albert Bunjakit për të vazhduar deri në ditët e sotme.
Halimi 26 vjeç ka 27 paraqitje me Kosovën dhe ka shënuar 3 herë, ndërsa për Kosovën ka debutuar në moshën 21 vjeçare.
Me skuadrën e Rigës ai ka nënshkuar kontratë që e mban të lidhur në skuadër deri në qershor të vitit 2023.