HOLANDEZI I DALLUAR
Dumfries në Itali
12 July, 2021 @13:10
Menaxheri i ri i klubit të Inter, Simone Inzaghi, iu ka shtruar si kërkesë drejtuesve të klubit që ta ketë në dispozicion mbrojtësin holandez, Denzel Dumfries, për sezonën 2021-2022.
Menaxheri i “Neroazzurëve” po mendon për mbrojtësin holandez, anëtarin e PSV, që kur Hakimi ka udhëtuar për në Paris, si një zëvendësues i këtij të fundit.
Por, me transferim të mundshëm tek klubi i Inter-it, duket të jetë i kënaqur edhe vetë Dumfries. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” raporton se mbrojtësi 25 vjeçar ka biseduar me drejtuesit e Inter, nëpërmjet agjentit të tij, Mino Raiola, ku ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e kampionit në fuqi të Italisë.
Vlen të theksohet se mbrojtësi 25 vjeçar kishte shënuar 2 herë për përfaqësuesen e Holandës në “EURO-2020”, ndaj Ukrainës dhe Austrisë.