PAS NDESHJES

Mesazhi i Southgate për penalltinë e Sakas
12 July, 2021 @1:01
Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për BBC One menjëherë pas finales së humbur të EUROs, ndërsa është pyetur veçanërisht për penalltinë e Bukayo Sakës.
“Ajo më përket mua. Unë vendosa kush do të shutojë penalltitë, në bazë të asaj që kanë treguar në stërvitje. Askush s’ka vendosur në kokë të vete. Kemi fituar bashkë si ekip dhe sonte nuk kemi qenë në gjendje të fitojmë. Penalltitë janë problem i imi dhe është çështje që më përket mua,” ka thënë Southgate.
Anglia kishte arritur për herë të parë në finale të EUROs dhe e humbi atë pas penalltive, 3-2.