GIORGIO CHIELLINI

Diçka magjike
12 July, 2021 @11:54
Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini, në deklaratën e tij pas triumfit në EURO2020 ka thënë se i tërë ekipi ka ndjerë diçka magjike në ajër, që prej muajit maj.
“Rrodhën disa pika loti. Të gjithë e merituam këtë dhe në këtë moshë secili po e kupton edhe rëndësinë e një trofeu të tillë,” ka thënë Chiellini 36-vjeçar.
“Që nga fundi i muajit maj ne thonim se ka diçka magjike në ajër, ditë pas dite dhe ja ku arritëm,” ka shtuar ai.
Chiellini ka qenë ndër lojtarët më dominues të Italisë në këtë kampionat, ndërsa pas penalltive ishte ai që pranoi trofeun e EUROs dhe e ngriti në shenjë triumfi para skuadrës së vetë, për të nisur festa e madhe e azzurrëve.