MERKATO
Mourinho interesohet për mesfushorin e Juventusit
12 July, 2021 @12:45
Është trajneri i ri i Juventus, Massimiliano Allegri i cili prej se është zyrtarizuar në ekip, ka shprehur një mos interesim për lojtarin italian, anëtarin e Juventus, Federico Bernardeschi.
Bernardeschi është pjesë e Juventus që nga viti 2017 ku u transferua nga Fiorentina. Por, i njëjti nuk ka arritur që t’i përmbushë pritëshmëritë e drejtuesve të klubit nga Torino, të cilët po mendojnë ta nxjerrin në shitje këtë verë atë.
Sipas “Sport Mediaset”, Jose Mourinho, menaxheri i ri i Romas, dëshiron që Bernardeschi të bashkohet me Roman, megjithëse Juventus ende nuk ka marrur ndonjë ofertë zyrtare, apo edhe nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar sa i përket shitjes së tij.
Futbollisti 27 vjeçar italian ka zhvilluar 27 ndeshje në sezonin e kaluar, ku prej 27 ndeshjeve nuk kishte shënuar asnjë gol, ndërsa ishte asistues dy herë.
Bernardeschi ka shënuar gjithsej 7 gola prej se është pjesë e klubit të Juventus.