NDARJA E RADHËS NGA FLAMURTARI
Leart Emini ndahet me Flamurtarin
12 July, 2021 @12:45
Mesfushori me tipare sulmuese, Leart Emini, përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se është ndarë me skuadrën e tij të deritashme, Flamurtari nga Prishtina.
Emini, që njihet si lojtar depërtues nga krahu, ka bërë të ditur se nuk është pjesë e kuqezinjëve më, ndërsa i ka dëshiruar të gjitha të mirat ekipit të tij të deritashëm në vijim.
“Dua t’ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e KF Flamurtari. Marrë parasysh si rrodhën të gjitha ngjarjet dhe është klubi ku nisa hapat e para si futbollist, i dëshiroj suksese dhe të gjitha të mirat [skuadrës v.j.],” ka shkruar Emini në llogarinë e tij.
Flamurtari në stinorin e kaluar ishte në barazh për të arritur Superligën, por e humbi duelin nga Dukagjini.
Emini 28-vjeç pritet të gjej shpejt një skuadër tjetër, marrë parasysh përvojën e tij të mëparme në disa ekipe si Flamurtari, Prishtina, Trepça’89, Ballkani, Llapi, etj.