NË SHKUP
Besart Ibraimi, lojtari i vitit në Maqedoni
16 December, 2016 @5:02
Futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi, është përzgjedhur si lojtari i stinorit 2015/16 në IRJ Maqedoni, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme.
Në ceremoninë e mbajtur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), ku vetë Ibraimi nuk ishte prezent, por çmimin e pranoi babai i tij dhe vajza, sulmuesi 29 vjeç morri edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të IRJ Maqedonisë.
Ibraimi këtë stinor (2016/17) ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje për Shkëndinë e Tetovës, me të cilën po ndjek titullin për kuqezinjtë.