SUNDERLAND - CHELSEA
E dhjeta rresht për Chelsean
14 December, 2016 @22:24
Chelsea e ka rritur në 10 numrin e fitoreve të njëpasnjëshme të regjistruara në Premier League.
Viktima e radhës për ekipin e Antonio Contes ishte Sunderlandi i Adnan Januzajt, i cili u mposht me rezultat minimal, 0-1.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën 40’ nga mesfushori spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas.
Kjo ishte ndeshja e parë për Januzajn si titullar, prej se është rikthyer nga lëndimi që e kishte pësuar gjatë muajit tetor.
Chelsea tani ka 40 pikë dhe vazhdon të mbetet në krye të radhitjes tabelare, kurse Sunderlandi i Januzajt mbetet i fundosur me vetëm 11 pikë.