NË PODUJEVË
Llapi zyrtarizon Dakun
14 December, 2016 @11:04
Sulmuesi i talentuar 18 vjeçar, Mirlind Daku, që bëri emër te Hajvalia gjatë vjeshtës në Superligë, tashmë është lojtar i ri i Llapit, nënkampionit vjeshtor të Superligës.
Daku dje është prezentuar edhe zyrtarisht si lojtar i ri i Llapit, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me lojtarin sulmues.
Daku ka shënuar një gol për Hajvalinë gjatë stinorit vjeshtor.