BARCELONA
Kontratë e re për uruguajanin
15 December, 2016 @18:38
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Barcelonës ka njoftuar që sulmuesi uruguajan, Luis Suarez, do të jetë pjesë e skuadrës nga ‘Camp Nou’ deri në vitin 2021, me kontratën e re që do të nënshkruhet ditën e nesërme.
Lajmi u bë i ditur pak më parë, ndërsa sipas klauzolës së re, klubi që dëshiron shërbimet e Suarezit duhet të paguaj 200 milionë euro!