COPA DEL REY

REUTERS/Arkiv
Bilbao kalon Betisin
15 January, 2014 @21:59
Mesfushori veteran i ardhur në fillim të stinorit nga Granada, Mikel Rico, ka shënuar dy gola sot për Athletic Bilbaon ashtu që të eliminojë kundërshtarin Real Betis nga Kupa e Mbretit të Spanjës dhe të sigurojë çerekfinalen për ekipin e tij.
Rico ka shënuar nga një gol për çdo pjesë të lojës ashtu që të anulojë epërsinë e Betisit nga ndeshja e parë (1-0) dhe të sigurojë çerekfinalen për trajnerin Ernesto Valverde.
Kështu pas Atletico Madrid, Espanyol e Santander, Athletic Bilbao bëhet skuadra e katërt që siguron çerekfinalen e Kupës së Mbretit.