COPPA ITALIA

REUTERS
Epoka e re në Milan
15 January, 2014 @21:24
Japonezi Keisuke Honda për herë të parë ka nisur ndeshjen në formacionin bazë të Milanit dhe ka shënuar gol. Borozani.com
Ylli japonez që erdhi këtë muaj nga CSKA Moska ka arsyetuar menjëherë pritjet e mëdha të rossonerëve për atë, duke shënuar dhe duke pasur ndikim të madh në lojën e skuadrës së zhytur në krizë.
Kjo ka qenë ndeshja e parë dhe e vetme që u udhëheq nga ndihmës trajneri Mauro Tassotti për Milanin, pasi që në mes të lojës në tribuna arriti Clarence Seedorf që do të drejtojë skuadrën në dy vitet e ardhshme.
Seedorf pritet të debutojë të shtunën ndaj Veronës, derisa Milan tregoi lojë të mirë sonte ndaj Spezias së Serie B-së për të siguruar çerekfinalen e Coppa Italia.
Dy golat tjerë për rossonerët i shënuan Robinho dhe Giampaolo Pazzini, ku ky i fundit ka shënuar për herë të parë pas prillit të vitit 2013.
Milan në çerekfinale do të ndeshet me Udinesen.