KOLUMBIANI

REUTERS
Falcao mund të kthehet në La Liga
15 January, 2014 @15:37
Nëse biznesmeni nga Singapuri, Peter Lim, do të arrijë të blejë Valencian, ai premton se do të sjellë në ekip ish sulmuesin e Atletico Madridit dhe Portos, Radamel Falcao.
Përveç Falcaos, Lim planifikon edhe blerjen e mesfushorit portugez të Manchester Unitedit, Luis Nani.
Sot pasdite pritet të vendoset për fatin e Limit si pronar i ri i mundshëm i Valencias, derisa premtimi i parë i tij është investim 50 milionë eurosh për futbollistë të rinj në skuadër.