Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Bilic dhe Muriqi, për këndelljen e Fenerbahçes

Bilic dhe Muriqi, për këndelljen e Fenerbahçes


26 December, 2021 @13:12

Pas largimit të portugezit Vitor Pereira nga detyra e kryetrajnerit të Fenerbahçes, skuadra nga Stambolli është duke shikuar mundësinë që të rikthejë në Superligën turke trajnerin kroat, Slaven Bilic.

Sipas NTV Spor, pos Bilicit, edhe Vedat Muriqi është opcion për sulmin e Fenerbahçes, që nuk po korr rezultatet e pritura në Superligën turke.

Njoftimi më tutje thotë se Fenerbahçe është duke kërkuar huazimin e Muriqit nga Lazio me opsion blerjeje. Gjithashtu, si opsion për sulm po shikohet edhe Aaron Boupendza, që nuk është i kënaqur me ekipin e tij në Katar.

Përndryshe, Fenerbahçe është e pesta në renditje me 29 pikë, derisa lideri Trabzonspor ka 46 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga Serie A