PËRFAQËSUESJA
Bindshëm ndaj Norvegjisë, ndaj Andorrës kërkohet kualifikimi
31 January, 2019 @20:48
Pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë, përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka reaguar në takimin e zhvilluar ndaj Norvegjisë, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 5-1.
Golashënuesit e Kosovës në këtë takim ishin Alaj (3), Rukovci dhe Topilla, kurse për norvegjezët golin e nderit e shënoi Wiseth.
Kështu, pas dy ndeshjeve në fazën e parë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror të futsallit, Kosova ka 3 pikë dhe për ta kaluar fazën e parë kualifikuese duhet ta fitojë takimin e fundit të grupit, ndaj Andorrës më 2 shkurt.