KOSTAS MITROGLOU
Edhe një sulmues te Galatasaray
31 January, 2019 @13:57
Vetëm një ditë pasi zyrtarizuan sulmuesin më të mirë të Superligës turke si lojtar të tyre, Galatasaray ka bërë të ditur që ka huazuar edhe sulmuesin e Olympique Marseille, grekun Kostas Mitroglou.
Mitroglou 30 vjeç ka shënuar 3 gola në Ligue 1 këtë stinor, mirëpo me ardhjen e Mario Balotellit në skuadër ka humbur vendin e startuesit aty, e Galatasaray ka shfrytëzuar mundësinë për të shtuar forcë në sulm.