PSG - UNITED
PSG i hendikepuar ndaj Unitedit
30 January, 2019 @16:17
Lajm i mirë për Manchester Unitedin!
Për shkak të lëndimit të shputës, braziliani Neymar do të jetë jashtë fushave për 10 javë, gjë që nënkupton që ai do t’i mungojë Parisit në të dy takimet e 1/8 së finales ndaj Manchester Unitedit në Champions League.
Kjo u bë e ditur sot nga vetë klubi parisien, te i cili ndaj Unitedit në dyshim për t’u paraqitur është edhe Marco Verratti.
Ndeshja e parë mes skuadrave në fjalë luhet më 12 shkurt në Angli, kurse ajo kthyese më 6 mars në Francë. Sipas datave të caktuara për ndeshjet e 1/4 së finales, Neymar mund ta humbë edhe ndeshjen e parë çerekfinale të Parisit, gjithmonë nëse ky i fundit e kalon fillimisht Manchester Unitedin.