PARA KUALIFIKIMEVE PËR EURO 2020
FFK zyrtarizon: Danimarka mysafire e Kosovës
30 January, 2019 @15:22
Përmes një njoftimi të shkurtër, Federata e Futbollit të Kosovës ka zyrtarizuar miqësoren Kosova - Danimarka që do të luhet në Prishtinë.
Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë më datën 21 mars të këtij viti do të pret yjet e reprezentacionit të Danimarkës, në miqësoren para fillimit të kualifikimeve për EURO 2020.
Danimarka në ekipin e saj ndër lojtarët më të njohur dhe më cilësor e ka mesfushorin ofanziv të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, ndërsa vetë reprezentacioni danez aktualisht është i dhjeti në renditjen e FIFAs në gjithë botën.