VILLARREAL
Pas 7 xhirosh, largojnë trajnerin
29 January, 2019 @15:42
Vetëm 3 fitore në 21 ndeshje të këtij stinori dhe trajneri i tretë pritet të bëhet i ditur shumë shpejtë.
Villareal ka shkarkuar trajnerin Luis Garcia Plaza nga detyra sot, pas vetëm 7 xhirosh qëndrimi në krye të ekipit.
Plaza ka shënuar një fitore të vetme me Villarealin derisa ishte në krye të ekipit dhe atë në EuropaLigë duke e mposhtur Spartakun e Moskës më 13 dhjetor.
Ai u emërua trajner i nëndetëses së verdhë gjatë dhjetorit, kur u prezantua si trajner në Estadio Ceramica.
Në ndërkohë, pritet që Villareal të emërojë trajnerin e ri të ekipit. Para Luis Garcia Plazës, ekipin e drejtonte Javi Calleja.
Me largimin e Luis Garcias, numri i trajnerëve të shkarkuar në La Liga këtë stionr shkon në shtatë.