NË PRIZREN
Liria prezanton edhe dy përforcime të huaja
29 January, 2019 @15:19
Pas prezantimit të djeshëm të dy mesfushorëve nga Venecuela, Liria ka vazhduar me prezantim të përforcimeve të reja.
Kësaj radhe përforcimet vinë nga Salvadori dhe nga Uruguaji.
Riascos Johnny, qendërmbrojtës vjen nga Salvadori, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit Deportivo Dragon.
Ndërsa tjetri vjen nga Uruguaji dhe është Martins Pio Aristegui Maickol . Së fundi ka qenë pjesë e ekipit libanez Al-Nabi, ndërsa luan si mesfushor i majtë.
Tash Liria ka shtuar numrin e përforcimeve në katër, ndërsa klubi ka bërë të ditur se në ndërkohë do të arrijnë edhe dy përforcime tjera.