LËVIZJE NË OLD TRAFFORD
Fellaini arrin marrëveshje, pritet largimi
30 January, 2019 @14:31
Mesfushori i Manchester Unitedit, belgu Marouane Fellaini ka arritur marrëveshje personale me ekipin kinez, Shandong Luneng.
United nuk i ka dhënë përgjigje mediave britanike lidhur me shumën e transferit dhe nëse është pranuar apo jo nga ekipi, por Fellaini pritet të largohet.
Belgu 31 vjeç ka qenë përforcimi i parë i madh i epokës pas Sir Alex Ferguson, duke ardhur nga Everton në 2013 për 30 milionë euro.
Afati kalimtar në Kinë përfundon më 28 shkurt. Fellaini ka nënshkruar kontratë të re me Unitedin në qershorin e kaluar, por asnjëherë nuk fitoi besimin e tifozëve të ekipit, përkundër se ka qenë rregullisht i përzgjedhur në ekip nga David Moyes, Louis Van Gaal dhe Jose Mourinho.