BOURNEMOUTH - CHELSEA
Chelsea deklasohet në “Vitality Stadium”
30 January, 2019 @22:39
Humbja e dytë me radhë në Premier League për Chelsean.
Pas Arsenalit, Chelsean e ka mposhtur edhe Bournemouthi, me skuadrën londineze që pati paraqitje të zbehtë në “Vitality Stadium” sonte dhe u deklasua nga vendasit e Bournemouthit.
Skuadra e drejtuar nga Sarri kishte përqindje të lartë të posedimit të topit, mirëpo jo raste konkrete për shënim, e Bournemouthi në anën tjetër rrezikonte vazhdimisht me kundërsulme të shpejta. Në fund, fitores iu gëzua skuadra vendase falë golave të King (2). Brooks dhe Daniels, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin e thellë përfundimtar 4-0.
Pas debutimit ndaj Sheffield Wednesday në Kupë, sot për Chelsean në Premier League debutoi argjentinasi Higuain, i cili luajti për 65’ minuta, por pa mundur ta ndihmojë skuadrën e tij që ta evitojë humbjen.
Ky rezultat bën që diferenca mes skuadrave që po luftojnë për top4 të zvogëlohet edhe më tepër, gjë që e bën pjesën e mbetur të sezonit edhe më interesante.