COPPA ITALIA: ATALANTA - ROMA
Berisha e Gjimshiti eliminojnë Juventusin
30 January, 2019 @22:44
Juventusi jashtë Coppa Italia!
Është skuadra e Atalantas ajo që e ka eliminuar “Zonjën e Vjetër” nga Kupa e Italisë. Skuadra e Etrit Berishës e Berat Gjimshitit shënoi dy gola të shpejtë në minutat 37’ e 39’ për të krijuar epërsi të dyfishtë, e më pas shënoi edhe një herë paka para fundit të ndeshjes për 3-0, për ta eliminuar kështu nga kupa për herë të parë që nga vitit 2014 skuadrën nga Torino.
Trofeun në fjalë Juventusi e ka fituar në katër vitet e fundit, ndërsa kjo ecuri sivjet ndalet, me skuadrën torineze që sonte u eliminua në çerekfinale nga Coppa Italia.
Në gjysmëfinale Atalanta do të përballet me Fiorentinën, e cila sonte e eliminoi Romën, kurse në gjysmëfinalen tjetër Milani e pret fituesin e duelit mes Lazios dhe Interit, duel i cili zhvillohet nesër mbrëma.