MBAYE DIANGE
Golashënuesi më i mirë i ligës, te Galatasaray
31 January, 2019 @11:05
Sulmuesi senegalez që ka shënuar 20 gola këtë stinor në Superligën turke, Mbaye Diagne, është lojtar i ri i Galatasarayit.
Diagne sot ka kaluar testet mjekësore me kampionin aktual të Turqisë, para se të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i ri i ekipit të Stambollit.
Galatasaray ka paguar 10 milionë euro për kartonin e tij në arkën e Kasimpashas për 27 vjeçarin, që tashmë po kalon stinorin e dytë në Turqi.
Stinori 2018/19 është stinori më produktiv i senegalezit në karrierë, pasi që më parë gjatë karrierës së tij nuk ka arritur të shënojë 20 gola për gjysmë stinori.