GRUPI E: RUMANIA - UKRAINA
Bindshëm ndaj Ukrainës, Rumania fiton një ndeshje të evropianit pas 24 viteve!
17 June, 2024 @16:52
Fitore e thellë për Rumaninë në ndeshjen hapëse të Grupit E, grup në të cilin ndodhen edhe Belgjika e Sllovakia.
Rumunët fituan sot 3-0 ndaj Ukrainës, e golat u shënuan nga Stanciu 29’, Marin 53’ dhe Dragus 57’.
EURO2024 - TABELAT E GRUPEVE DHE ORARI I NDESHJEVE
Në rastet e pakta që krijoi Ukraina, i vëmendshëm u tregua Florin Nita, portieri rumun.
Kjo është hera e dytë në histori që Rumania fiton një ndeshje në një Kampionat Evropian. Fitorja e kaluar kishte ardhur në Evropianin e vitit 2000, kur Rumania fitonte ndaj Anglisë. Gheorghe Hagi luante për Rumaninë në atë kohë, e sot nga banka rezervë u inkuadrua djali i tij, Ianis Hagi.
Kështu, Rumania tashmë i prin grupit me 3 pikë dhe me goldallim mjaft të mirë, ndërkohë Belgjika e Sllovakia përballen sot me fillim nga ora 18:00.