FIBA U20: BJELLORUSIA - KOSOVA
Bjellorusia 40+ ndaj Kosovës U20
20 July, 2021 @16:44
Një start jo i mirë i Kosovës U20 në përballjen e parë të evropianit U20 për shtetet e vogla, ku Bjellorusia në ndeshjen e parë të Grupit E ka shënuar fitore të thellë.
Bjellorusia mposhti Kosovën me 41 pikë dallim, duke qenë gjithnjë në epërsi për përfundimtaren 101-60 [22-17, 21-17, 26-9 dhe 32-17].
Artsem Sekushenka me 17 pikë ka qenë më i dalluari te ekipi i drejtuar nga trajneri Heorhi Kandrusevic, ndërsa me nga 13 pikë kanë kontribuuar edhe Aliaksei Navoichyk dhe Nikita Matsal.
Te ekipi i Kosovës U20 që po drejtohet nga Mark Rodiqi më efikasi ka qenë Mirlind Zekaj me 16 pikë, ndërsa pikë dyshifrore kanë shënuar edhe Rron Thaçi, 16 dhe Fatlind Shoshaj 10.
Përndryshe Thaçi ka qenë lojtari më i vyeshëm i ekipit, pasi që përfundoi ndeshjen me efiçencë 19, ku regjistroi edhe 7 kërcime e 1 asistim në këtë ndeshje për Kosovën.
Pas kësaj humbjeje të thellë, Kosova U20 do të duhet të këndellet që nesër për ndeshje ndaj Hungarisë U20.