KLINË
Arbër Shala rikthehet te Dukagjini
19 July, 2021 @20:38
Mbrojtësi i krahut të majtë që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Ballkanit të Suharekës, Arbër Shala, i është rikthyer Dukagjinit.
Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e tij në klubin nga Klina para pak çastesh, ndërsa Shala për disa muaj ka qenë edhe pjesë e Renovës në Maqedoninë e Veriut.
Shala është njëri ndër lojtrët e paktë nga Kosova që ka bërë karrierë edhe në Shqipëri, derisa aktualisht 29-vjeçari ka luajtur për Kamzën, Laçin, por edhe për Dritën, Lirinë e Gjilanin në Superligë.
Ai do të jetë forcë e konsiderueshme për skuadrën e Dukagjinit që drejtohet nga ish lojtari i kombëtares shqiptare, Armend Dallku, që në stinorin e kaluar ngriti skuadrën prej Ligës së Parë në Superligë të Kosovës.