PRIZREN
Noumoufa Diarra përforcim në sulmin e A&N
19 July, 2021 @17:37
Skuadra prizrenase që garon në Ligë të Parë të Kosovës, A&N, ka zyrtarizuar sot futbollistin e ri në skuadër, Noumoufa Diarra.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Diarra, që nuk është i panjohur për futbollin e Kosovës, pasi që ka luajtur për Trepçën dhe në stinorin e kaluar për Dardanën nga Kamenica, pritet të shtojë numrin e golave të skuadrës, duke qenë se klubi pret shumë nga ai.
Njëzetë vjeçari, që në shtator do t’i mbush të 21-tat i është bashkuar skuadrës së A&N, ndërsa klubi mëton që me ndihmën e tij të konkurrojë për një vend që çon në Superligë.
A&N është klub i ri i themeluar në Prizren vite më parë, ndërsa në stinorin e kaluar debutuan në Ligë të Parë të Kosovës dhe vetëm pas muajit mars u dorëzuan në luftë për Superligë.