DRAW
Shorti i raundit të tretë kualifikues në Ligë të Kampionëve
19 July, 2021 @15:12
Lirim Kastrati me ekipin e tij Dinamo Zagreb, nëse do të arrijnë të kalojnë pengesën e raundit të dytë kualifikues, Omonia, do të ndeshen me fituesin e përballjes Legia - Flora Tallin.
Një detyrë jo shumë e vështirë për zagrebasit dhe Lirimin në veçati, por ndeshja e raundit të parë kualifikues ndaj islandezëve ka treguar se Dinamoja ka mbrojtje që mund të shpërthehet lehtë, prandaj nuk duhen nënçmuar fare kundërshtarin.
I tërë shorti i raundit të tretë kualifikues:
RRUGA E KAMPIONËVE:
Dinamo Zagreb (CRO) / Omonoia FC (CYP) vs Legia Warszawa (POL) / Flora Tallinn (EST)
Lincoln Red Imps (GIB) / CFR Cluj (ROU) vs Slovan Bratislava (SVK) / Young Boys (SUI)
Olympiacos (GRE) / Neftçi PFK (AZE) vs Mura (SVN) / Ludogorets (BUL)
Kairat Almaty (KAZ) / Crvena zvezda (SRB) vs Alashkert (ARM) / Sheriff Tiraspol (MDA)
Malmö (SWE) / HJK Helsinki (FIN) vs Rangers (SCO)
Ferencváros (HUN) / Žalgiris Vilnius (LTU) vs SK Slavia Praha (CZE)
RRUGA E LIGËS:
PSV Eindhoven (NED) / Galatasaray (TUR) vs Celtic FC (SCO) / Midtjylland (DEN)
Spartak Moskva (RUS) vs Benfica (POR)
Genk (BEL) vs Shakhtar Donetsk (UKR)
Monaco (FRA) vs Rapid ëien (AUT) / Sparta Praha (CZE)
-
Përndryshe, pas fazës së tretë, do të luhet edhe pjesa e PlayOffit të Ligës së Kampionëve, ku tri skuadra nga rruga e kampionëve dhe dy nga rruga e ligës do të futen në Ligë të Kampionëve. Të tjerët varësisht nga raundi i humbjes do të shkojnë: humbësit e raundit të tretë kualifikues në PlayOff të EuropaLeague, fituesit e raundit të tretë kualifikues (që humbin në PlayOff të UCL) në grupe të EuropaLeague, ndërsa humbësit e këtij raundi në UCL në fazën grupore të Ligës së Konferencës.