KUBA

Borussia Dortmund Official Site
Blaszczykowski mbyll stinorin
26 January, 2014 @15:48
Borussia Dortmund përveç dy pikëve të humbura në ndeshjen ndaj Augsburgut, ka humbur edhe njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Në minutën e shtatë të ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 2-2, mesfushori polak i Dortmundit, Jakub Blaszczykowski, ishte lënduar rëndë, ndërsa sot pas testeve mjekësore është mësuar se futbollistit në fjalë i janë këputur ligamentet në gjurin e këmbës së djathtë.
Sipas stafit mjekësor të ekipit, nëse faza e rehabilitimit do të shkojë me sukses, futbollisti 28 vjeçar do t’i rikthehet fushave të blerta vetëm në fillim të stinorit të ardhshëm.
Borussia Dortmund këtë stinor ka pasur probleme të shumëta me futbollistë të rëndësishëm si Ilkay Gundogan, Mats Hummels, Neven Subotic e të tjerë.