Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESFUSHORI KREATIV

Blend Baftiu ndahet me Ballkanin

Foto: Ballkani/fb

Blend Baftiu ndahet me Ballkanin


1 June, 2022 @9:55

Mesfushori nga Prishtina, Blend Baftiu, ka ndarë rrugët me kampionin e ri të Kosovës, Ballkani.

Njoftimin e ka bërë të ditur Ballkani mbrëmë, ndërsa pas katër stinorëve të plotë në Suharekë, mesfushori ofanziv Baftiu ndahet si lojtar i lirë nga ekipi.

“Magjiku i skuadrës tonë, nga sot nuk do i mbrojë më ngjyrat e klubit ngjyrë portokalli. Klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën, mirëpo Baftiu vendosi që të ndërronte ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë,” ka shkruar ndër të tjera Ballkani.

Në anën tjetër, përfoljet kanë nisur dhe prishtinasi 24-vjecar pritet që të zyrtarizohet te ekipi gjilanas, Drita.

Baftiu është njëri ndër mesfushorët e paktë kreativ në Superligë, prej të cilëve pritet më shumë dhe ai ka ende gjasa të dalë jashtë vendit.

Në Superligë këtë stinor Baftiu ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime për ekipin e tij në 24 ndeshje të zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga