Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARIZIM TE LLAPI

Blerim Bunjaku ndihmës-trajner i ri i Llapit

Blerim Bunjaku, derisa punonte si ndihmës-trajner i Lirisë/ Foto: D. S./ TOPSPORTI.COM

Blerim Bunjaku ndihmës-trajner i ri i Llapit


25 December, 2022 @11:51

Tri ditë më parë, KF Llapi bëri të ditur se ka ndarë rrugët me treshen e ndihmës-trajnerëve në shtabin teknik të skuadrës, Fidaim Haxhiu, Sunaj Keçi dhe Burim Zhjeqi.

Trajnerët që ishin “bletat” e vërteta të punës së Tahir Batatinës kryetrajner, u ndanë me marrëveshje me klubin bardhekaltër nga Podujeva, ndërsa klubi i falenderoi ata për angazhimin dhe punën e treguar me skuadrën.

“KF Llapi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me tre ndihmëstrajnerët e shtabit teknik, Fidaim Haxhiu, Sunaj Keçi dhe Burim Zhjeqi. Klubi i falenderon për kontributin e dhënë dhe angazhimin e tyre si dhe iu dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës,” bëri të ditur Llapi.

Haxhiu, Zhjeqi & Keçi

Ndërkaq sot, KF Llapi bëri të ditur se ka angazhuar ndihmës-trajner të ri të ekipit. Blerim Bunjaku është emri i zyrtarizuar nga KF Llapi, ndërsa ky i fundit në dy vitet e fundit ka punuar si ndihmës-trajner i Granit Begollit në disa skuadra.

Kontratë 1.5 vjeçare i ka dhënë Llapi Bunjakut, të cilin e prezantoi Batatina sot në zyret e klubit. Bunjaku ka licensën B të UEFA-së, ndërsa ka bërë përvojë më parë te Feronikeli’74 dhe Liria

Llapi ka lavdëruar 28-vjeçarin që njihet për “mentalitetin e çeliktë”.

“Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit teknik me kuadro të reja, KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me trajnerin e mirënjohur, Blerim Bunjaku. 28 vjeçari i çertifikuar me licencën B të UEFA-s, në ekipin tonë vie pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit. Për Bunjakun, kjo do të jetë eksperienca e dytë me Llapin, pasi dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve si kryetrajner,” ka njoftuar KF Llapi.

Blerim Bunjaku & Tahir Batatina

“Bunjaku njihet për mentalitetin e çeliktë, angazhimin, punën profesionale dhe disiplinën e madhe në fushë dhe këto ishin disa nga arsyet se pse klubi ka vendosur për t’ia besuar pozitën e ndihmëstrajnerit. Prezantimin e Bunjakut si pjesë të shtabit teknik e ka bërë kryetrajneri Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim me KF Llapin,” ka shtuar më tej ekipi nga Podujeva.

Sa i përket pjesës vjeshtore, Llapi ka kryer Superligën në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare me 20 pikë, sa ka edhe Drenica e shtata, ndërsa një pikë më pak kanë Malisheva e Trepça‘89, nën ta.

Bunjaku ndërkaq, duke qenë ndihmës i Begollit deri tash, pjesën vjeshtore të Ligës së Parë Grupi A e mbylli si lider, duke punuar te Feronikeli’74. Në stinorin e kaluar kishin shpier Lirinë në barazh, ku u eliminuan nga Vushtrria pas penalltive.


 
Të gjitha lajmet nga