Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UECL 1/4

Bodo/Glimt përmbys Romën, Marseille merr avantazhin

Bodo/Glimt përmbys Romën, Marseille merr avantazhin


7 April, 2022 @23:43

Duelet e Europa Conference League sollën më shumë gola sesa ato të Europa League sonte, ndërsa dueli mes Feyenoordit dhe Slavias së Pragës që u zhvillua më herët, i vetëm, solli gjashtë gola.

Ndeshja ka parë dy përmbysje, për të përfunduar me barazim 3-3 [Sinisterra 10, Senesi 74, Kokçu 86 - Olayinka 41, Sor 67, Traore 90].

Mirëpo, befasia e mbrëmjes ndodhi në Norvegji, ku Bodo/Glimt ka përmbysur Romën e drejtuar nga Jose Mourinho, përkundër se këta të fundit kishin epërsinë në ndeshje 2-1 [Saltnes 56, Vetlesen 89 - Pellegrini 43]. Ndoshta më edhe nuk mund të quhet befasi, pasi që Roma e ka pasur edhe në grup Bodo/Glimtin dhe asnjëherë s’e ka mposhtur këtë sezon!

Dueli interesant mes Leicester City dhe PSV Eindhoven nuk gjeti golin, derisa ekipet pas barazimit 0-0King Power, do të gjejnë gjysmëfinalistin në Holandë të enjten tjetër.

Ndërkaq Olympique Marseille ka fituar falë një super goli të Dimitri Payet dhe ka marrë avantazhin njëgolësh para udhëtimit në Selanik, 2-1 [Gerson 13, Payet 45 - El Kaddouri 48] për ndeshjen e kthimit ndaj PAOK-ut.

Kujtojmë, finalja e parë e Europa Conference League do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin Air Albania.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League