HUAZIMI
Bojan në Premiership
22 July, 2014 @19:22
Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic Perez, është lojtari më i ri i Stoke Cityt. Bojan që ka nisur shtegëtimin në Europë disa vite më parë, kurrë nuk arriti të gjejë veten te ekipi katalonas, së fundi ka arritur marrëveshje me ekipin e Premier League, ku do të kalojë stinorin si huazim.
Krkic 23 vjeç është prodhim i shkollës së Barcelonës, por ai asnjëherë nuk arriti të bind aty dhe që nga stinori 2011/12 kaloi te Roma. E prej atëherë ai luajti edhe për Milanin dhe së fundi për Ajaxin në Holandë.
Sulmuesi shtatëshkurtër ka shënuar në stinorin e parë të tij te Barcelona 2007/08 10 gola dhe që nga ajo kohë në asnjë stinor nuk ka arritur te kjo shifër e golave.
Te Roma ka shënuar 7, te Milan 3, ndërsa te Ajaxi në stinorin e fundit, 4 gola.