MEDIA
Bony i Manchesterit
14 January, 2015 @10:27
Sulmuesi i deritashëm i Swansea City, Wilfried Bony, është lojtar i ri i Manchester Cityt - ka bërë të ditur Eurosport, duke u bazuar në një cicërimë të llogarisë zyrtare të Bregut të Fildishtë.
Bony, që është sulmuesi me më së shumti gola të shënuara në Angli gjatë vitit kalendarik 2014 (20 gola + 5 asistime), përfolej se është afër kalimit te kampioni i Anglisë, por ai ende nuk është zyrtarizuar nga asnjëra palë.