Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NUK ANKOHEN!

Bordeaux shpall falimentimin!

Bordeaux shpall falimentimin!


26 July, 2024 @11:30

Klubi me emër në Francë, Bordeaux, ka shpallë falimentimin pasi që nuk ka arritur marrëveshjen e shitblerjes me Fenëay Sports Group, që ka në pronësi Liverpoolin. Ditë më parë, Bordeaux tërhoqi apelin ndaj rënies nga Ligue 2 në National 1 (rangu i tretë i garave të futbollit francez).

Me shpalljen e falimentimit, Bordeaux tash më nuk është ekip profesional futbolli, status ky që e kanë pasur që prej 1937.

”Është një vendim i vështirë që parashikon një pasojë të pashmangshme të procesit të ristrukturimit në vazhdim,” tha klubi në një deklaratë.

Bordeaux ka fituar titullin francez gjashtë herë, së fundmi në vitin 2009, dhe të tillë si ish-reprezentuesit francez Zinedine Zidane dhe Bixente Lizarazu, si dhe lojtarët aktualë të Les Bleus, Aurelien Tchouameni dhe Jules Kounde, kanë pasur periudha në klub.

Në një deklaratë të klubit, Bordeaux tha se kishin shpallur falimentimin për të shmangur “sanksione të rënda” për shkak të vështirësive financiare të vazhdueshme.


 
Të gjitha lajmet nga