FINALJA 1994

Penalltia e famshme e Baggios dhe triumfi brazilian
28 May, 2014 @23:46
Kampionati Botëror SHBA 1994 është mbajtur më shumë në mend për këndelljen italiane dhe penalltinë vendimtare të dështuar nga ylli i tyre i atëhershëm Roberto Baggio, sesa për sulmuesin fantastik të fituesve, Romario.
Brazili shkatërronte gjithçka para vetes për të shkuar në finale, ku i dilte një Itali, që mezi kishte kaluar grupin dhe prej atij momenti ishte këndellur me Roberto Baggion fantastik.
E finalja e këtyre dy skuadrave kaloi zbehtë. Pa gola 90 minuta, e poashtu edhe vazhdimet, derisa Baggio gjuan topin lartë mbi portën e portierit Tafarel për t’ia dhënë trofeun e katërt të Botërorit, Kareokëve.
Video
Brazili-Italia, ndeshja
Brazili-Italia, penalltitë