TË PAFTUARIT
11-shja ideale që nuk morri ftesë për Botëror
28 May, 2014 @20:00
E përditshmja katalonase, El Mundo Deportivo, në numrin e sotëm të saj ka krijuar një ekip fantastik prej 11 lojtarëve që kanë mbetur jashtë Botërorit përkundër se kanë pasur stinor shumë të mirë, por ata nuk janë përzgjedhur nga selektorët përkatës.
Portieri argjentias Willy Cabalero, pastaj qendërmbrojtësi anglez me përvojë, John Terry, dyshja fantastike e Atletico Madridit, Joao Miranda e Felipe Luis (kampionë të Spanjës dhe finalist të Ligës së Kampionëve), dyshja spanjolle Arbeloa dhe Isco bashkë me Carlos Tevezin e Argjentinës (Golashënuesi më i mirë i Serie A), janë vetëm disa nga emrat e kësaj 11-sheje që nuk ka marrë ftesa.
FORMACIONI IDEAL, që mbeti pa ftesë:
Portier: | Willy Cabalero (Argjentinë) | ||
Mbrojtës: | John Terry (Angli), Joao Miranda (Brazil), Felipe Luis (Brazil) dhe Alvaro Arbeloa (Spanjë) | ||
Mesfushorë: | Ilkay Gundogan (Gjermani), Isco (Spanjë), Lucas Moura (Brazil), Ronaldinho (Brazil) | ||
Sulmues: | Carlos Vela (Meksiko) dhe Carlos Tevez (Argjentinë) |