MUNGESAT

REUTERS
11-shja më e mirë jashtë Botërorit!
28 May, 2014 @14:42
Kampionati Botëror, është ëndrra e çdo futbollisti. Edhe pjesëmarrja është domethënëse këtu, pasi që është njëra ndër ngjarjet më të përfolura dhe të paharrueshme përkundër viteve që kalojnë.
Në bazë të kësaj, përveç shumë yjeve që do të marrin pjesë aty, Goal, ka bërë edhe ekipin më të fortë të yjeve të futbollit që nuk do të marrin pjesë aty.
Natyrisht ndër mungesat më të mëdha të Botërorit në Brazil do të jenë Zlatan Ibrahimovic, Gareth Bale, Arda Turan, etj.
FORMACIONI STARTUES:
Portier: | Petr Cech (Çeki); | ||
Mbrojtës: | Seamus Coleman (Irlandë), Branislav Ivanovic (Serbi), Daniel Agger (Danimarkë) dhe David Alaba (Austri); | ||
Mesfushorë: | Arda Turan (Turqi), Marek Hamsik (Sllovaki), Victor Wanyama (Keni) dhe Gareth Bale (Uells); | ||
Sulmues: | Zlatan Ibrahimovic (Suedi) dhe Robert Lewandowski (Poloni); |