TRANSFERET E PËRFOLURA

REUTERS
Tronditja e Atletico Madridit!
28 May, 2014 @12:34
Pas stinorit të ëndrrave, Atletico Madrid, është afër rrezikut të rënimit total. Kjo pasi që ekipi mund të shkapërderdhet në tërësi, pasi që ofertat kanë vërshuar lojtarët kryesorë të ekipit të Diego Simeones.
Synimet e ekipeve të mëdha europiane
Së pari Marca, pastaj edhe AS, kanë shkruar se Arda Turan po shqyrtohet nga Barcelona. Pastaj Manchester United dhe Barcelona po analizojnë dyshen e qendrës së mbrojtjes, Diego Godin dhe Miranda.
E për më tepër, France Football, shkruan se, edhe Bayern Munchen interesohet për uruguajanin Godin.
As portieri Thibaut Courtois nuk e ka të ardhmen e sigurt te Rojiblancot. Portieri belg qe 3 vjet është si huazim te Atletico Madrid dhe nëse merr garancion nga Jose Mourinho se do të bëhet portieri i parë i Chelseat, ai mund të kthehet te ekipi i tij i vërtetë.
Mesfushori Thiago si dhe mbrojtësi Felipe Luis - janë synim i Chelseat gjithashtu. Derisa për sulmuesin kryesor të tyre, Diego Costa, tani më është vetëm çështje kohe nëse do të kalojë te Chelsea për 35 milionë euro.
A do të paguaj shtrenjtë Atletico Madrid suksesin e këtij stinori ku ndërpreu dominimin e Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga, mbetet të shihet natyrisht gjatë afatit kalimtar veror. Natyrisht se ata do të përfitojnë, por shembjen e shpritit ekipor është vështirë ta kthejnë me para.